Së shpejti do të shfuqizohet roamingu mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

17 Janar – Këtë vit duhet të hyjë në fuqi marrëveshja për roaming, sipas të cilës të gjitha thirrjet telefonike, por edhe shfrytëzimi i internetit nëpërmjet të telefonit celular, në Ballkanin Perëndimor dhe BE do të paguhet me të njëjtat çmime. Këtë sot e deklaroi deputeti kroat Bojan Glavasheviq i cili thotë se kjo ide ekziston gjatë kohë, por tani është afër realizimit.

“Ka një lajm të mirë dhe të rëndësishëm për banorët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së: Në vitin 2023, marrëveshja e roamingut duhet të jetësohet, kështu që do të kemi mundësi të komunikojmë me njëri tjetrin me çmime që paguajnë në shtetin tonë”, shkruan Glavasheviq.

Në një deklaratë për media, Glavasheviq thotë se marrëveshja kryesore vetëm se është nënshkruar, por duhet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje më të vogla dhe të hyjë në fuqi.

“Kjo është pjesë e një ideje më të gjerë për procesin hyrës. Në atë është punuar derisa Kroacia udhëhiqte me Bashkimin Evropian. Ideja ishte që të krijohet proces i modifikuar qasës, gjegjësisht kur vendet t’i plotësonin disa kritere, qytetarët e tyre të mund t’i shijojnë disa benefite përpara hyrjes në BE”, tha Glavasheviq.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Josa flet pas fitores në Kupë: I kisha rënë në qafë Çobës

Story i radhës

Arta Nitaj i del kundër mikeshës së saj, Kejvina Kthella?: Kiara niveli më i lartë i edukatës

Të fundit nga