Së pari reforma, më pas paratë e BE-së! €6 miliardë në dispozicion me planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor!

BE do të shpërblejë vendet e Ballkanit Perëndimorë që do të zbatojnë reforma. Këtë do ta bëjë përmes Planit për rritjen e Ballkanit Perëndimorë. Në 4 vitet e ardhshme, vendet e Ballkanit Perëndimorë që do të bëjnë plan për reforma, do ta dorëzojnë në KE, e më pas do ta realizojnë, do të fitojnë para për këtë gjë, ose me një fjalë do të mund t’i themi së pari reformat e më pas paratë. Cili është qëllimi?
Qëllimi është ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimorë të afrohen me ekonominë e BE-së.

Sipas hulumtimeve të tyre, BPV ose rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit Perëndimorë është rreth 30% nga mesatarja e BE. Për këtë BE dëshiron që të lëvizë ekonomitë e vendeve që kanë aspirata ekonominë e tyre. Për këtë është siguruar Plan për rritjen Ballkanit Perëndimorë. Çfarë duhet të bëjnë vendet e BP për të marrë paratë?! Ata duhet të përgatitin plan për reforma, ta dorëzojnë në BE, e më pas ta realizojnë. Nëse nuk e realizojnë planin, nuk do të marrin para. Varësisht nga ajo sa është realizuar ai plan, aq para do të marrin. Nëse fare reformat nuk realizohen, paratë nuk do të zhduken, por do të transferohen në Fondin investues, ndërsa më pas investitorët përmes projekteve do të mund t’i tërheqin.

Ky plan për rritjen e Ballkanit Perëndimorë parashikon injeksion katërvjeçarë financiarë për vendet e Ballkanit Perëndimorë, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa do të rishikohet çdo 6 muaj. Planin e parë të reformave Maqedonia duhet ta dorëzojë këtë pranverë, e më pas pagesa e parë, përkatësisht të realizojë reformat, do të përfundojë deri në verë. Qëllimi është që KE të ngrit ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimorë e cila është në nivel të ulët në raport me BE dhe plani i tyre mund të thuhet se është më optimist, por siç thonë, nuk është i parealizueshëm. Përkatësisht me këtë Plan për rritjen e vendeve të Ballkanit Perëndimorë planifikojnë që ta rrisin ekonominë e këtyre vendeve deri në 10% në nivel vjetorë. Kjo nuk do të thotë se mjetet përmes IPA programit do të ndalohen, kjo mbetet, dhe vendet e Ballkanit Perëndimorë edhe më tej do të mund të aplikojnë përmes IPA programit.

Fondi i përgjithshëm për Planin për rritjen e vendeve të Ballkanit Perëndimorë është 6 miliarda euro, 2 miliarda janë grante, mjete të pakthyeshme, ndërsa 4 miliardat e mbetura do të jenë përmes huamarrjes. Ia vlen të përmendet se sipas asaj që e kuptuam nga brifingu me përfaqësuesit e KE-së, është se së shpejti një ekip i KE do të vijë në Shkup dhe do të ketë takim me autoritetet financiare. Gjithashtu vlen të theksohet se edhe pse ky Plan zhvillohet paralelisht me procesin e skriningut dhe fillimin eventual të negociatave, megjithatë nuk është i lidhur drejtpërdrejtë me ndryshimet kushtetuese. Përkatësisht, Maqedonia do t’i fitojë paratë vetëm nëse i realizon reformat e premtuara, pa marrë parasysh kur dhe nëse do të miratojë ndryshimet kushtetuese. Për TV21 nga Brukseli, Edin Rastoder.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Kryesindikalisti i Zjarrfikësve: Jemi në situatë të papërballueshme, kërkojmë rritjen e pagave

Story i radhës

Daja: Kemi barazuar rekordin tonë të pikëve

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez