“S’do të mbesin të gjithë pa libra”, anëtar i Këshillit të Prindërve flet pas vendimit të MASHT-it

August 22, 2023
1 minut lexim

Anëtar i Këshillit të Prindërve, Valdet Raka ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë rreth librave.

Sipas tj, ditëve të fundit është bërë temë vendimi i MASHT në lidhje me aplikimin online për tu pajisur me libra shkollor!

Ky vendim, Raka thotë se përveq që është i vonuar, ka krijuar pasiguri dhe konfuzitet tek qytetarët (mënyra e aplikimit, bartja e mjeteve financiare me kohë, mungesa e librarive në shumë vende etj.)

“Në mënyrë që të evitohen mosmarrëveshjet dhe vonesat e tilla, DKA në komunën tonë (Kaçanikut) në bashkëpunim me drejtorët e shkollave fillore duhet ti rishikojnë gjendjen e librave të dorëzuara në fund të çdo viti nga ana e nxënësve dhe të përpilojnë listën e atyre nxënësve që nuk kanë mundësi ti blejnë në mënyrë që tu ofrohen ato libra për shfrytëzim.

Duhet të ndërmerren hapa tilla për ti ikur shtyrjes së procesit mësimor”, ka shkruar ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga Çfarë Shkaktohet Depresioni – Çfarë Zbulon Studimi i Fundit

Story i radhës

Sa persona kishte në koncertin “Time Capsule II” të Capital T?

Të fundit nga

ShkoLartë