S’dihet vendndodhja e pasaportave, PDK kërkon hetime urgjente ndaj MPJD-së

October 27, 2024
min lexim

Rasti i mbi 400 pasaportave të kosovarëve që janë nisur për në misionet diplomatike por nuk dihet se ku janë, ka shqetësuar opozitën. Pas kritikave të djeshme nga LDK-ja për keqmenaxhim të postës diplomatike, të shtunën PDK-ja ka kërkuar që urgjentisht të nisin hetime ndaj MPJD-së për këtë rast.

Mbi 400 pasaporta, mbi 150 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve, nuk dihet se ku janë.

Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon të insistojë se ato nuk kanë humbur, por vetëm është vonuar dërgimi i tyre nëpër ambasada dhe përfaqësi diplomatike.

Për fatin e pasaportave nuk është bërë e gjallë as kompania e kontraktuar “AL DUSHI”, e cila ka qenë e pa-qasshme të shtunën pavarësisht insistimit të televizionit Dukagjini.

Asaj, ministria ia shkëputi kontratën. Por, rastin po e cilëson si skandal Partia Demokratike e Kosovës.

Deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu-Shoshi, ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë urgjentisht këtë rast.

“Siç mësohet tenderi për ndarjen e këtyre dokumenteve për qytetarët tanë që jetojnë në mërgatë i ishte dhënë një kompanie me një çmim  shumëfish më të shtrenjtë, kur themi shumëfishë është hiç më pak se 6 herë më të shtrenjtë”, ka thënë Ariana Musliu-Shoshi, Deputete e PDK-së.

Musliu përmendi edhe disa vonesa të tjera në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që sipas saj, janë bërë me qëllim.

“Vonesa të shumta të materialit ishin evidente në fillim të këtij mandati, pastaj kishte vonesa me muaj të tërë të dokumenteve në misionet e tona konsullore, për shkak të mos nënshkrimit të kontratave nga ministrja Gërvalla, këto ngecje ndodhen vetëm me një qëllim, të aplikimit të kontratave një burimore nga kjo qeveri”, ka thënë Ariana Musliu-Shoshi, deputete e PDK-së.

Mënyrën se si dokumentet dërgoheshin nga Kosova nëpër përfaqësitë diplomatike nëpër botë e tregon një ish-diplomat.

Blerim Canaj, që për afro një dekadë ka shërbyer në misione diplomatike në Gjermani dhe Austri, thotë se ky shërbim nuk merrte kohë më shumë 14 ditë.

“Ka qenë maksimumi dy javë, do të thotë ne iu kemi thënë qytetarëve dy javë në mënyrë që ata të mos bëjnë presion, mirëpo ka qenë një javë, dmth brenda një javë kanë ardhë, po maksimumi 2 javë kanë ardhë”, ka thënë Blerim Canaj, ish-ambasador në Vjenë.

Përkundër këtij rasti, MPJD ka siguruar qytetarët se pajisja me dokumente do të përshpejtohet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të martën në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të fillojë debati për Buxhetin e vitit 2025-të

Story i radhës

Arrat e Kalifornisë në tokat e Malishevës

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë