Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e tij në luftën në Ukrainë, sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz.
“Asnjë nga planet e Putinit nuk funksionoi”, tha Scholz në një deklaratë të qeverisë në Bundestag duke shtuar se ”Putin bëri një llogaritje të gabuar thelbësore”.
Ai kishte besuar se trupat e tij do të pushtonin Ukrainën brenda disa ditësh dhe se Evropa dhe Perëndimi demokratik ishin shumë të ndarë për të ndihmuar Ukrainën në mënyrë efektive.
“Ai besonte se mund ta eliminonte solidaritetin e Evropës duke mbyllur rubinetin tonë të gazit”, tha Scholz.
”Putin gaboi për guximin e ukrainasve, për Evropën, për ne, për karakterin e demokracive tona, për gatishmërinë tonë për t’i rezistuar manisë së fuqive të mëdha dhe imperializmit”, theksoi Scholz