scholz kerkon qe be ja te nise bisedimet per anetaresim me tiranen dhe shkupin 6241c3d217950

Scholz kërkon që BE-ja të nisë bisedimet për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin

March 28, 2022
1 minut lexim

Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropiane me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se vonesat në këtë drejtim, do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor të ndjeshme ndaj ndikimit të jashtëm.

Kështu deklaroi të hënën kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, tha Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson.

Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgari, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Sofja kërkoi që fillimisht të arrihet një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë formuar grupe punuese, duke tentuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që Shkupi dhe Tirana të mund të nisin bisedimet për integrim evropian./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

avokati i vokrrit padite ffk ne presim pezullimin e vendimit per mbajtjen e kuvendit zgjedhor 6241c3cf14b17
Story i mëparshëm

Avokati i Vokrrit paditë FFK-në: Presim pezullimin e vendimit për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor

hapet klinika juridike ne ut 6241c56985bcf
Story i radhës

Hapet klinika juridike në UT

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë