Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se në takimin e G20 në Bali të Indonezisë ka shenja inkurajuese për të arritur një konsensus se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk është e pranueshme dhe se armët bërthamore nuk duhet të përdoren.
Kur u pyet nga një gazetar për bisedën me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, Soltz tha: “Ai qëndroi pranë meje dhe tha disa fjali. Kjo ishte një bisedë”.
Scholz, i cili po merr pjesë në samitin e G20 në Bali, theksoi se do të vazhdojë të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.