Scholz i premton Ukrainës ndihma të reja ushtarake

1 minut lexim

Kancelari Olaf Scholz i premtoi Ukrainës ndihma ushtarake shtesë nga partnerët perëndimorë. Ndihmat do të kenë një vlerë  prej 1.4 miliardë eurosh. Ndër to bëjnë pjesë sisteme të mbrojtjes ajrore, artileri dhe dronë, tha kancelari në një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin.

Përkrah Ukrainës

“Gjermania vazhdon të qëndrojë e vendosur përkrah Ukrainës”, theksoi Scholz. Ai dënoi edhe një herë sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës së Ukrainës, të cilat, sikurse tha ai, kanë si qëllim të thyejnë e vullnetit popullit për të rezistuar.

Kjo ishte vizita e dytë e Presidentit ukrainas në Gjermani brenda pesë javësh dhe biseda e tretë personale me kancelarin Scholz gjatë kësaj periudhe.

Para takimit në kryeqytetin gjerman Zelenski ishte për vizitë në Londër, Paris dhe Romë, ku prezantoi planin e tij për një “paqe të drejtë”./DW

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për fundjavën, si do të jenë temperaturat në vend

Story i radhës

Çfarë fshihet midis bërthamës dhe pjesës së jashtme të Hënës?

Të fundit nga