Scholz: Duhet të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE

1 minut lexim

Kancelari gjerman Olaff Scholz tha se është i kënaqur me forcën politike, që siç theksoi ai bëri të mundur arritjen e marrëeshjes me Greqinë, përcjell SHENJA.

Prandaj siç tha më tej kancelari gjerman edhe pjesa tjetër e detyrës që ka mbetur duhet të ketë sukses dhe kjo është diçka për të cilën kanë punuar shumë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe qeveria.

Maqedonia e Veriut, sipas tij, i ka përmbushur të gjitha parakushtet dhe theksoi se do të përpiqet personalisht për hapin e ardhshëm.

“Negociatat e anëtarësimit duhet të fillojnë dhe unë do të kontriboj për këtë. “Unë inkurajoj Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë e përkushtuar në rrugën e reformës,” tha Scholz. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Vuçiqi dhe Edi Rama, e ftojnë Kosovën të hyjë në ” Open Balkan”, por jo si shtetet!

Story i radhës

Scholz: Negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojnë dhe unë do të avokoj për këtë

Të fundit nga