Scholz dhe Macron i kërkuan Putinit armëpushim të menjëhershëm

min lexim

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës zhvilluan një telefonatë me Vladimir Putin të shtunën, në të cilën ata i kërkuan presidentit rus që të binte dakord për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe të tërhiqte trupat ruse nga vendi, thanë zyrtarët gjermanë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron folën me Putinin për 80 minuta “me iniciativën e tyre”, sipas zyrës së shtypit të qeverisë gjermane.

“KancelarI gjerman dhe presidenti francez kërkuan një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse. Ata i bënë thirrje presidentit rus që të angazhohet në negociata serioze të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin”, thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane, raporton CNN, përcjell “Bota sot”.

Një deklaratë nga zyra presidenciale franceze, Pallati Elysee, tha: “Çdo zgjidhje për luftën duhet të negociohet midis Moskës dhe Kievit”.

Në thirrje, Macron dhe Scholz kërkuan gjithashtu lirimin e rreth 2,500 mbrojtësve të Azovstal, të cilët janë kapur si robër lufte nga forcat ruse, duke iu referuar forcave ukrainase që u kapën pasi mbrojtën fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol për javë të tëra.

Për më tepër, të dy udhëheqësit i kërkuan Putinit të heqë bllokadën e Odesës për të lejuar eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi në mënyrë që të shmanget një krizë botërore ushqimore, thuhet në deklaratë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi i Paolo Fox 28 maj 2022: cilat do të jenë shenjat me fat të ditës së shtunë?

Story i radhës

Ahmeti ngushëllon familjen për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani

Të fundit nga