Scholz dhe Macron demonstrojnë unanimitet

January 26, 2022
min lexim

Kancelari gjerman dhe presidenti francez njëzëri paralajmërojnë Rusinë nga një sulm ndaj Ukrainës. Njëkohësisht të dy mbështeten tek dialogu – një mjet në këtë drejtim janë konsultimet në formatin e Normandisë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi (25.01) me presidentin francez, Emmanuel Macron në selinë e kancelarit në Berlin, kancelari Olaf Scholz u shpreh për një gjendje të vështirë përgjatë kufirit ukraino-rus. Ai sërish paralajmëroi Rusinë për pasojat e një sulmi ndaj vendit fqinj. “Janë dislokuar shumë trupa atje dhe për këtë arsye është e nevojshme, që të kontribuohet me të gjitha mundësitë, që situata të mos zhvillohet më keq se sa është aktualisht”, tha Scholz. “Ndaj ne presim edhe që Rusia të ndërmarrë hapa të qarta për të kontribuuar për uljen e tensionit, dhe ne jemi të gjithë të një mendimi, se një agresion ushtarak mund të kishte pasoja të rënda.”

Macron do të bisedojë të premten me Putinin

Edhe Macron tha, se po bëhen përgatitje për një reagim të përbashkët në rast të një agresioni duke paralajmëruar se: „Çmimi do të ishte mjaft i lartë.” Gjermania dhe Franca janë të bashkuara në konflikt dhe të dy vendet bëjnë thirrje për zbutjen e situatës. Macron sërish tërhoqi vëmendjen, se dialogu me Rusinë nuk duhet të ndërpritet.

Macron deklaroi, se do të bisedojë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me konfliktin në Ukrainë: “Unë të premten në mëngjes do të komunikoj me presidentin Putin.” Duke iu referuar një takimi personalisht në të radhmen me kreun e Kremlinit, Macron u shpreh për një format të përbashkët me Scholz-in.

Image

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz

Samiti tjetër i Normandisë në Gjermani

Presidenti i Francës në sfondin e marshimit të trupave ruse theksoi rëndësinë e formatit të Normandisë. Gjermania dhe Franca në këtë kuadër konsultohen bashkë me Ukrainën dhe Rusinë. Bisedimet fillojnë të mërkurën (26.01) në Paris, sipas Macron takimi pasues do të mbahet në Gjermani.

Formati i Normandisë u iniciua më 2014 për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës dhe përmes tij u arrit më 2015 marrëveshja e Minskut. Së fundi situata u përshkallëzua dukshëm në konlfikt. Samiti i fundit mes Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës u zhvillua më 2019 në Paris në palaltin Elysée.

Nisur nga lëvizjet masive të trupave ruse në afërsi të Ukrainës, Perëndimi druan se Kremlini mund të planifikojë ndërhyrjen në vendin fqinj. Konsiderohet megjithatë e mundshme që synimi është vetëm të ngjallet frikë, për t’i nxitur shtetet e NATO-s që të bëjnë lëshime konform kërkesave të Kremlinit për të dhënë garanci të reja për sigurinë.

Unitet gjermano-francez

Scholz sdhe Macron pavarësisht dallimeve përmbajtësore mes dy vendeve për tema të caktuara, theksuan vullnetin për bashkëpunim të ngushtë edhe në sektor të tjerë.

Të dy janë të vetëdijshëm për faktin, se duhen zhvilluar zgjidhje të përbashkëta. “Gjermania nuk është Francë dhe Franca nuk është Gjermani, por ne afrohemi jashtëzakonisht shumë”, tha Macron. Ai pranoi, se qeveritë e të dy vendeve kanë qëndrime të ndryshme lidhur me çështjen e përdorimit të energjisë atomike dhe klasifikimin e saj si energji e qëndrueshme në BE apo lidhur me eksportet e armatimeve kemi pozicione të ndryshme.

Image

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz

Eshtë detyrë e përbashkët në drejtim, që miqësia të zhvillohet pavarësisht disa diferencave përmbajtësore, tha Scholz. Të dy theksuan, se njihen prej shumë kohësh. „Ndaj kjo është një premisë e mirë për bashkëpunimin, që kemi marrë përsipër për të ardhmen. E do t’ia dalim”, tha kancelari.

Scholz më 10 dhjetor zhvilloi vizitën e tij të parë pas marrjes së postit në Paris. Takimi në Berlin ishte i dyti takim bilateral. Në qendër të bisedimeve pas konferencës së shtypit ishte koordinimi lidhur me presidencën aktuale franceze në BE dhe presidencën gjermane në grupin e vendeve të industrializuara G7./DW

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arjola Demiri rrëfen sekretin e saj në BBV: Një grua më ndihmoi në një periudhë të vështirë, por më pas ajo u dashurua me mua

Story i radhës

Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e vetë qeverive të Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë