​Scholz: BE të jep dritë jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë

min lexim

Kancelari gjerman Olaf Scholz përsëri mbrojti të mërkurën që vendet e Ballkanit Perëndimor të forcojnë perspektivat e tyre të anëtarësimit në BE dhe të përgatisin një lloj Plani Marshall për rindërtimin e pasluftës për Ukrainën.

Ai në një fjalim në Bundestag tha se Bashkimi Evropian duhet të jep më në fund dritën jeshile për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shpjeguar politikat e qeverisë së tij përpara një serie samitesh midis Bashkimit Evropian, NATO-s dhe G7-ës.

Scholz shprehu shpresën se samiti i nesërm ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, para Samitit të Këshillit të BE-së, do të gjejë një zgjidhje për bllokadën e Bullgarisë për hapjen e negociatave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë Veriore.

“Nëse nuk tregojmë solidaritet me ato vende, atëherë Rusia dhe Kina do ta përdorin atë”, tha Scholz.

Ai shprehu mirëkuptimin për planet e disa liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë shqyrtuar mundësinë që të mos vijnë në samitin e nesërm për shkak të bllokadës së Bullgarisë, nga e cila hoqën dorë më vonë.

Në të njëjtën kohë, kancelari gjerman theksoi se me procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, nevojitet reforma e brendshme e Bashkimit Evropian për të rritur aftësinë e tij për të pranuar anëtarë të rinj.

Si një nga elementët e reformës, Scholz përmendi braktisjen e pjesshme të parimit të vendimmarrjes unanime.

Scholz ia kushtoi një pjesë të madhe të fjalimit të tij Bundestagut përpara samiteve të BE-së, NATO-s dhe G7 luftës në Ukrainë, duke argumentuar se marrëdhëniet Gjermani-Rusi ishin dëmtuar në planin afatgjatë nga sulmi ndaj Ukrainës.

“Një partneritet me Rusinë agresive dhe imperialiste nën Vladimir Putin është i paimagjinueshëm në planin afatgjatë,” tha Scholz.

Ai theksoi nevojën për të miratuar një lloj Plani Marshall për rindërtimin e Ukrainës.

“Gjatë një vizite në Ukrainë javën e kaluar, shkatërrimi i qyteteve të Ukrainës më kujtoi Gjermaninë e shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Scholz.

Ai njoftoi ndihmë të mëtejshme gjithëpërfshirëse për Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën financiarisht, ekonomikisht, humanitarisht, politikisht dhe ushtarakisht. Dhe kjo është për aq kohë sa Ukraina ka nevojë për atë ndihmë”, tha politikani socialdemokrat Scholz.

Kryeministri i qeverisë së koalicionit premtoi gjithashtu mbështetje për Lituaninë në lidhje me konfliktin aktual me Rusinë për tranzitin për enklavën ruse të Kaliningradit.

“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të vendeve anëtare të NATO-s”, tha Scholz.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Koulibaly ende pa rinovim te Napoli

Story i radhës

Rrëzimi i qeverisë së Petkov 1 ditë para Samitit të BE-së, media bullgare zbulon çfarë i pret Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga