Partneriteti në NATO, kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, progresi në integrimin evropian, marrja e një qëndrimi të fortë për korrupsionin dhe situatën në rajon, ishin temat e bisedave telefonike të cilat i ka pasur këshilltari i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Chollet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
“Mundësi e shkëlqyer që të bisedojmë me presidentin Pendarovski për partneritetin tonë të fuqishëm në NATO, udhëheqja e ardhshme e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, progresi në qasjen në BE, marrja e një qëndrimi të fortë për korrupsionin dhe bashkëpunim dhe të sillet stabilitet dhe mundësi edhe më e madhe për Ballkanin Perëndimor”, shkroi Chollet në profilin e tij në Tuiter.
Me Kovaçevskin, siç bëhet e ditur, kanë pasur bisedë produktive për energjinë, luftën kundër korrupsionit, dhe çështje të tjera kyçe. “E falënderova për kontributin e rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe për bërjen e zgjedhjeve të vështira të nevojshme që të mbetemi në rrugën e integrimit euroatlantik”, shkruan Chollet.
Këshilltari i sekretarit shtetëror të SHBA-së Derek Shole, duhej që dje, siç ishte paralajmëruar fillimisht nga Departamenti i Shtetit, të vijë në Shkup, por për shkak të testit pozitiv për kovid, e shtyu vizitën pas Vitit të Ri.
Shole në vend duhej të bisedonte me përfaqësues qeveritarë për një varg çështjes, duke përfshirë edhe energjetikën, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit, njoftoi Departamenti i Shtetit.
“Më vjen keq që do të duhet ta shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe në Bruksel për shkak të testit pozitiv për kovid. Do të mbetem i angazhuar për të gjitha këto çështje në rajonin e Ballkanit dhe me padurim pres që ta realizoj këtë udhëtim në fillim të vitit të ardhshëm”, njoftoi Chollet në Tuiter.
Përveç Maqedonisë së Veriut, në programin e Sholes ishin edhe vizitat në Kosovë, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë. Qëllimi i vizitave, siç informuan nga Departamenti i Shtetit, është që të theksohet përkushtimi i përhershëm i SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.