Schalke 04 në bisedime me Leart Paçaradën

1 minut lexim

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, është në llupën e disa skuadrave, ndër to edhe Schalke 04.

Sipas mediumit prestigjioz gjerman, Schalke 04 është në bisedime me Leart Paçaradën.

Mbrojtësi është anëtar i skuadrës së St. Paulit, anëtar i Bundesliga II, ka pasur edicionin më të mirë deri me tash.

Raportohet se Rouven Schröder, drejtor sportiv i klubit Schalke, është duke biseduar me Paçaradën.

Schalke është rikthyer në Bundesliga I dhe synon të jetë sa më e fortë për edicionin e ri.

Gjatë këtyre ditëve apo javëve pritet të shihet se Paçarada do të mbetet në FC St Pauli apo do të shtegtojë në ndonjë klub tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë? (Foto)

Story i radhës

​Gjërat që ndikojnë në zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve

Të fundit nga