Scarlett Johansson aktualisht është duke promovuar filmin “Jurassic World: Rebirth”, por gjatë intervistës ajo iu referua edhe një prej roleve të saj më të famshme, Natasha Romanoff, ose “Black Widow”, në filmat e Marvel.
Në një intervistë për InStyle, aktorja komentoi thashethemet dhe dëshirat e disa fansave që ajo të luante një rol në një nga projektet e reja të Marvel, të cilat ajo i mohoi.
“Natasha ka vdekur. Mirë? Ata thjesht nuk duan ta pranojnë. Më thonë: Ajo mund të kthehet. Shikoni, ekuilibri i gjithë universit varet nga sakrifica e saj. Ne duhet ta lëmë të shkojë. Ajo shpëtoi botën. Le të ketë momentin e saj heroik”, tha Johansson.
Personazhi i saj luajti një rol të madh në filmin e vitit 2019 “Avengers: Endgame” dhe Johansson u shfaq për herë të fundit në filmin e vitit 2021 “Black Window”, i cili mori vlerësime pozitive nga kritikët dhe audienca.
Në Rotten Tomatoes, kritikët e vlerësuan atë 79 për qind, ndërsa shikuesit e vlerësuan 91 për qind.
Si për kujtesë, Scarlett Johansson kohët e fundit bëri thirrje që të miratohej një ligj që do të kufizonte përdorimin e inteligjencës artificiale.
Ajo vendosi ta ndërmerrte këtë hap pasi një video e inteligjencës artificiale që shfaqte atë dhe personazhe të tjerë të famshëm u bë virale në internet.
Burimi: botasot.info