Gianluca Scamacca ka rinovuar me Sassulon deri në verën e vitit 2026.
Lojtari italian, në 29 ndeshje të luajtura për Sassuolon, ka shënuar 13 gola dhe paga e tij tashmë është dyfishuar.
Por ky rinovim nuk i mbyll derën Interit për ta transferuar këtë merkato verore.
Interi e konsideron sulmuesin e talentuar si pasardhësin e numrit 9-të të ekipit, pra si zëvendësuesin e Dzekos.
Agjenti i lojtarit e ka pranuar vet se Interi është ekipi i vetëm që ndodhet shumë pranë transferimit, ku dhe vetë lojtari e ka pranuar se do të donte një kalim te zikaltërit.