Sulmuesi i Sassuolos Gianluca Scamacca shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në fitoren 2-0 ndaj Interit:
Me sa duket është ambientuar tashmë klimën në “San Siro”. Këtë vit Gianluca Scamacca në këtë stadium kishte shënuar edhe ndaj Milanit, me një të djathtë të shkëlqyer nga 25 metra në fitoren 3-1 më 28 nëntor të vitit kaluar.
Dhe ai përsëriti veten kundër Interit, ekipit të tij të mundshëm në të ardhmen duke realizuar golin e sigurisë, por që nuk u pa duke festuar.
Mediat në Italia raportuan se lidhja e tij me Interin ishte arsyeja prapa këtij mos festimi, por lojtari ka dhënë një tjetër verzion duke deklaruar pas ndeshjes se pozita e mundshme jashtë loje ishte ajo që e pengoi atë të festone golin.
“Jo, jo. Tregu i transferimeve nuk ka të bëjë me të. Unë nuk brohorita sepse thjesht kisha frikë se isha në pozitë jashtë loje. Vetëm për këtë”, tha Scamacca.
Scamacca ka shënuar 10 gola në ligë. Të gjitha në 24 paraqitje, nga të cilat 14 si startues.