Kompania saudite e naftës Aramco ka zbuluar dy fusha të reja të gazit natyror në rajonin lindor të vendit, njoftoi të mërkurën ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Salman, raporton Anadolu Agency (AA).
Zbulimet e fundit do të japin një kontribut të rëndësishëm në strategjitë energjetike të vendit dhe gjithashtu do të forcojnë rezervat e gazit natyror të mbretërisë, citoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA të thoshte princi Abdulaziz bin Salman.
Fusha e parë e zbuluar e gazit, Awtad, ndodhet në jugperëndim të fushës së gazit Ghawar, 142 kilometra në jugperëndim të qytetit të Hofuf.
Fusha e dytë e gazit, Al-Dahna, ndodhet 230 kilometra në jugperëndim të qytetit të Dhahranit.
Ndërkohë, Arabia Saudite nënshkroi një marrëveshje për të blerë pesë anije luftarake nga Navantia, kompania shtetërore e ndërtimit të anijeve në Spanjë.
Burimi: GAZETA.MK