Satira e Gjekmarkajt për dështimin e interpelancës: Nga anulimi i aktit guerril, qortimet e zv.liderit Muli tek ‘hakmarrja’ ndaj Muços!

April 19, 2024
min lexim

Kronika e djeshme nuk ka hyrje. Ajo nis drejt e nga fundi ku Kryezevendes Lideri Muli me qortoi. Ndonëse atërisht  po prapë kritika  e tillë  mbetet. Pas një seance të gjatë  mora të dal dhe qëndrova  tek karrigia e Kryezevendes Liderit  se  është bërë zakon si besimtaret që kur dalin nga Kisha bëjnë  kryqin e fundit.

Vetedija se në ditë të vështira tek kraharori i tij jemi mbështetur se dorë e tij na ka mbajtur të mos biem në greminat e pakthim të  hasmërisë na bën mirënjohës.

Kur biseda dukej se po merrte nga e mbara instikti i xhentileses më bëri të interesohem ashtu thjesht pa tituj për shëndetin e zonjës Albana, e cila së fundmi duket si më e hequr.

Ajo  ngriti kokën si përtueshëm dhe lëshoi një “mirë” të thatë. Aty Kryzevendes Lideri ndryshoi çehren, befas u bë i zymtë dhe tha “dëgjo zotëri, në parti ka hierarki, ti je axhami  në keso punësh e ke thënë vete e kjo të nderon, ne nuk njohim ketu asnjë Albana, por njohim vetëm një e të pandashme “shefe Albana”.

I zënë në faj m’u tha pështyma dhe belbëzova mbyturazi që isha mësuar te thërrisja “Shefe Jorushi”.

Aty Kryezevendes Lideri u mvrenjt edhe më rëndë u llafos “e kam vënë re, por kam besuar që do korrigjoheshe vetvetiu nën dritën e zhvillimeve, ajo tani për tani është vetëm Jori atë prapashtesen  perkedhelese -ushi-ne se njohim po s’u kthye në grup dhe kur të vijë si fillim mund ta gradojmë  kandidate per zevendes shefe Jori pastaj tu pa e tu bë”. Tritani tunde koken në shënjë miratimi. Vetem Isuf Çela me kqyrte me keqardhje.

Pasi kuptova gabimin dhe në largim i thashë “shefe Albana” mirëupafshim ,ajo u çel dhe me buzëqeshi ëmbel dhe optimizmi me rrem, beru të gjithin.

Kryezevendes Lideri me rrahu shpatullat atërisht dhe me përgëzoi duke më thëne se Partia e ka zemrën e gjere dhe nuk të le të gabosh, por edhe vete u ndjeva më i lehtesuar nga pranimi i të vertetave që shkëlqejnë si rreze dielli.

Që e lodhshme seanca edhe për faktin se mu desh te drejtoja përsëri.

Babo me Taon pasi kanë marre e dhënë me Muçon per tre vjet duket diku janë thyer e zhgënjyer prej tij dhe tani duan ti plasin shpirtin. Me erdhi perseri Çuçi e me tha “do ti t’ia bësh zemrën mal Babos”? Dua si nuk dua i thashë kjo është ëndrra e çdo shqiptari të ndershëm  dhe e brezave që do vine, “bukur regetiu, dil e drejto seancën në kuadër të pazarit  që kemi bërë ne të trekendeshit të Bermudës kundër Muços si rreziku më i madh për të gjithë, duke të thënë shëndet ty i them njëzëri plaç Muços”.

U ngjita, aty afer erdhi Ogi dhe mu lut “aman mos bëj ndonjë prapesi me karrigen e Babos se më kanë lënë mua ta ruaj sot”. Po pse nuk vjen vetë ai për ti dalë zot pyeta ? “ Ua Babua e ka zët parlamentin , sheh Gaz Bardhin dhe i prishet gjaku, qamet zët, ti thuaj shyqyr që na lë karrigen ta venerojmë e të marrim udhëzime prej saj  se i teket e nuk e le as atë”.

Nuk të jap fjalën i thashë, kam marrë urdhër nga Lideri në perspektivë Gazi pas refuzimit të interpelances të bëj një akt guerril dhe ti jap zjarr, t’ja fal dreqit!

Ogi u trishtua, aman tha mos e bëj se me more në qafe kam kalamaj për të mbajtur”. Aty u preka dhe hoqa dorë. Salianji i cili ndiqte biseden më bënte shiharete nga të vetat që i ka gjithmonë pa të keq e për mirë qysh ta gëzoje njerinë e gjorë. Se ai qellim në jetë këtë ka.

Në oborr të Kuvendit  desh me mbyten motrani e shoqeni të  PS-së pasi ato PD -së më qortuan live. M’u duk vetja si Kapedani që me gërshëre do i prisnin mustaqet graria pas fjalimit sarkastik  kunder qeverisë në sallë. Ne timen e kisha bërë për ujë të ftohtë Spiropalin dhe spiropalizmin po të vetet ishin bërë xheloz.

“Opera” per Elisen thoshte Gjylameti po për mua as një baladë jo? “Madona di Scutari”  për të tha Etilda, si kështu unë jam më e pershpirtshme  te me quaje “Madona di buon consiglio”?! Po kisha shkruar u justifikova që ti ke qendisur si Marigoja flamurin që ngriti Babua në 1912 po se di u ngaterrova.

Antoneta Dhima mu hakërrye me një jazëk po për Braçen  si nuk the një fjalë, ai ka luftuar me Dine Aganë   në Çanak Kala , as per Belen që ka ngritur hidrocentralet mbi Drin dhe elektrifikuar vëndin ?! E vertete,  u bëra meit.

Klodi Bushka më butë “ah mër Gon si nuk xune mend  erdhi dita që Eni Xake me te gjyku me ta qujt satiren folklor?”.

Ismet Beqiri mu afrua dhe  heshti në cope herë , “si keshtu me teper nga ti prisja!” –“Pse qysh?” –“Si nuk the qe Mimi di Puçini shpiku Pianon dhe qemanen që ka shkruar Komedinë Hyjonre dhe mbi të gjitha le pa përfshire poezitë plot nur e pjalm të Petros nomatisur muzgjeve të thukta , meritat e Anila Denajt në mbarështimin e lopeve, të Goxhes në fryrjen e rrotes,  te Tezes në vallen libohovite,  të Nikos në Ikonografi, të Etjen qerratait në zierjen e reçelit dhe Bujarit të Lushnjes në rakinë e dellinjes ”.

Me një fjalim kisha bërë shumë armiq e hengra shumë të shara. Në atë merzi me gjet Helidon Bushati që me dha gajret “shumë armiq shumë nder ”. Gazetari Renaldo Salianji nga studio habitej  me lumturine trashendentale te kolegeve  Man ( Osman) qafiri i Neës 24, Ermali i Syrit, dhe Isa i Ores per   gezimin e tyre të  eger thjesht per faktin që i patem zënë duke ngrënë byrek me miell të dyshimtë teksa një deputet gjindej nen kercenim zhburrerimi. Muhamet Veliu rrinte indiferent dhe i paepur në pavarësinë e tij . Ndersa Fatjon Binjaku turfullonte ky ha buken e kaurrit dhe benë duanë e turkut, unë ja korrigjoj qyfyret dhe ai ve re gastronomine e kolegve te m’i e nuk na mbron nga sulmet e pushtetit!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bakoyannis: Nuk mund të ndërlidhen Qiproja me Kosovën

Story i radhës

​Roma tejet e interesuar në yllin e Juventusit

Të fundit nga

ShkoLartë