Sateliti i parë prej druri ndërtuar nga Japonia u lëshua në hapësirë

November 5, 2024
1 minut lexim

Sateliti i parë prej druri ndërtuar nga disa hulumtues Japonez u lëshua në hapësirë ditën e Marte dhe do të shërbejë si eksperiment për përdorimin e lëndës drusore në eksplorimin e Hënës dhe Marsit.

LingoSat, zhvilluar nga Universiteti i Kiotos dhe kompania e ndërtimit të shtëpive Sumitomo Foestry, do të dërgohet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinore përmes një misioni të SpaceX.

I emëruar pas fjalës “dru” në Latinisht, LingoSat me madhësinë e një pëllëmbe dore do të demonstrojë potencialin kozmik të materialeve të rinovueshme ndërsa njerëzit synojnë të eksplorojnë hapësirën.

“Me lëndën drusore, një material që mund ta prodhojmë vetë, do të jemi në gjendje të ndërtojmë shtëpi, të jetojmë dhe të punojmë në hapësirë ​​përgjithmonë”, tha Takao Doi, një astronaut që ka fluturuar në Space Shuttle dhe studion aktivitetet hapësinore njerëzore në Universitetin e Kiotos.

Ekipi i Doi ka një plan 50-vjeçar për ndërtimin e shtëpive prej druri në Hënë dhe në Mars. Lidhur me përdorimin e drurit, profesori i shkencës në Universitetin e Kioto Koji Murata tha se aeroplanët e parë në fillim të shek. 20 ishin prej druri.

Druri është më jetëgjatë në hapësirë sesa në Tokës duke qenë se nuk ka oksigjen e as ujë që mund ta kalbin atë. Gjithashtu një satelit prej druri minimizon impaktin mjedisor kur të dalë jashtë funksioni.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Armando Sadiku zgjidhet pjesë e formacionit të javës

Story i radhës

Ibrahimi: VLEN do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale

Të fundit nga

ShkoLartë