Sateliti i parë prej druri lëshohet në hapësirë

November 6, 2024
1 minut lexim

Sateliti i prodhuar nga grupi japonez LignoSat, do të testojë qëndrueshmërinë e drurit në eksplorime të mundshme hapësinore të së ardhmes.

Sateliti i parë në botë prej druri kërkon të provojë se druri mund të jetë një material i rinovueshëm i përdorur dhe në hapësirë.

Mjeti japonez u lëshua dje me një raketë të SpaceX nga qendra hapësinore e NASA në Florida, njoftonte deklarata e universiteti të Kioto.

Zyrtaret nuk jepnin shume detaje per funksionet e tij por sateliti i emërtuar ‘LignoSat’, sipas fjalës latine për ‘dru’, sateliti peshon vetëm 900 gramë është ndërtuar nga universiteti japonez dhe prodhuesit e mobiljeve Sumitomo.

“Druri mund të jetë më i durueshëm në hapësirë pasi aty nuk ka ujë ose oksigjen që e bëjnë të kalbet ose të digjet”, tha profesor Koji Murata për rrjetin Reuters.

“Edhe në fillim të viteve 1900-të shumë avionë prodhoheshin prej druri, prandaj një satelit prej druri do të ishte i mundur”, shtonte ai.

Satelitët e LignoSat prodhohen nga ‘honoki’, një pemë e fortë manjole nga e cila prodhoheshin me pare mburojat e shpatarve.

Zyrtarët thanë se objekti do të qëndrojë në hapësirë për gjashtë muaj për të testuar mjediset ekstreme të hapësirës ku temperaturat thuhet se variojnë nga -100 deri në 100 gradë Celsius.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Refuzoi puthjen nga Kevini, vajzat e këshillojnë Anën si të veprojë më tutje

Story i radhës

Dy dekada pa u takuar në Champions

Të fundit nga

ShkoLartë