Sateliti i komunikimit i prodhuar nga Boeing shpërbëhet në orbitë

October 23, 2024
min lexim

Sateliti i komunikimit i projektuar dhe i prodhuar nga kompania globale e aviacionit Boeing me bazë në SHBA, u shpërbë në orbitë.

Intelsat, operatori i satelitit të komunikimit “Intelsat 33e”, i njohur edhe si “IS-33e” dha një deklaratë lidhur me këtë temë. Intelsat, i cili më parë njoftoi se sateliti “IS-33e” kishte defekte dhe ndërprerje në shërbimin e tij, raportoi se sateliti shpërtheu në orbitë dhe u zhduk plotësisht dy ditë pas këtij njoftimi.

Duke njoftuar se kanë zhvilluar analizë gjithëpërfshirëse për shkakun e shpërbërjes së satelitit, Intelsat tha se po bashkëpunojnë me prodhuesin e satelitit, Boeing dhe institucionet qeveritare për të shqyrtuar vëzhgimet dhe të dhënat.

Boeing nuk dha deklaratë për incidentin. Sateliti i komunikimit “IS-33e” i prodhuar nga Boeing u lëshua në orbitë në gusht 2016 dhe filloi shërbimin në janar 2017.

Në deklaratën më 19 tetor, Intelsat njoftoi se “iS-33e” kishte keqfunksionuar dhe shumë nga klientët e saj në Evropë, Afrikë dhe rajonet e Azisë-Paqësorit u prekën nga kjo ndërprerje e shërbimit.

Boeing është në rendin e ditës me probleme

Kompania amerikane Boeing, prodhuese e satelitit, prej kohësh po përballet me probleme të shumta. Pas dy shtyrjeve, kompania dërgoi anijen Starliner, me dy astronautë të NASA-s, në hapësirë ​​për herë të parë më 5 qershor. Pavarësisht hetimeve të kryera në anije, ku u konstatua një rrjedhje heliumi, burimi i problemit nuk u gjet dhe kthimi i mjetit në Tokë u shty 4 herë.

Duke vendosur se ishte shumë e rrezikshme të ktheheshin dy astronautë në Tokë me kapsulën e dëmtuar të Boeing, NASA njoftoi se astronautët do të mbaheshin në hapësirë ​​deri në shkurt 2025.

Boeing prej pak kohësh është në rendin e ditës me grevën e punonjësve. Kompania nuk arriti të bëjë marrëveshje me punonjësit e saj për rritjen e pagës dhe rreth 33 mijë punonjës që nuk e pranuan ofertën e rritjes së rrogës dolën në grevë më 13 shtator.

Boeing tha se planifikonte të merrte masa të tilla si ngrirja e punësimeve, ndalimi i udhëtimeve dhe pezullimi i shpenzimeve jo thelbësore për të ulur kostot pasi punëtorët e saj dolën në grevë në shtator.

Në mesazhin e tij për punonjësit më 12 tetor, shefi ekzekutiv i Boeing, Kelly Ortberg tha se kompania planifikon të reduktojë fuqinë e saj punëtore me 10 për qind.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arioni – Gresës: Na tranove krejt, lena ni moment të bisedojmë rehat

Story i radhës

Perezi i mahnitur, 70.000 tifozë të Realit u ngritën në këmbë për Modriçin që shkroi dje historinë

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë