Sasia e shiut mbrëmë në Pejë, sa gjithë të reshurat gjatë muajit qershor

Prishtina Weather ka njoftuar se dje pas orës 20:00 në Pejë janë regjistruar 58 mm të reshura, sasi që është e barabartë me të gjitha të reshurat gjatë muajit qershor atje.

Në njoftim thuhet se sot mbetet mot i paqëndrueshëm, ku gjatë ditës sërish priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, mirëpo sasia e parashikuar e reshjeve është më e ulët.

Njoftimi i plotë:

25.06.2023 – Destabilizimi i motit ditën e shtunë, gjatë mbrëmjes së shkuar solli edhe stuhi me rrebeshe të vrullshme shiu në Pejë, që çoj edhe deri tek përmbytje me fatalitete në qytetin e Pejës.  Në bazë të matjeve nga stacioni i IHMK-së në Pejë, brenda asaj periudhe, pas orës 20,  janë regjistruar 58mm të reshura.  Kjo sasi është e barabartë sikurse të reshurat e gjithë muajit qershor për qytetin e Pejës, të bien brenda një kohe të shkurtër.

Gjatë ditës së sotme mbetet mot i paqëndrueshëm, ku gjatë ditës sërish priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, mirëpo sasia e parashikuar e reshjeve është më e ulët, lokalisht sasi prej 10 apo 15mm të reshura mund të akumuluohen për një kohë të shkurtër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestimi i Safet Gjicit, zbulohen 4 emrat socialistë që pritet të garojnë për bashkinë e Kukësit

Story i radhës

Braktisi këto gjëra, që të jetosh jetën që meriton

Të fundit nga

Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj të mërkure do të mbajë mbledhje. Zyra e kryeministrisë ka njoftuar