SASHK: Sot vijojnë bisedimet për pagat e mësimdhënësve

1 minut lexim

Bisedimet mes Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për pagat e punëtorëve në arsim, vazhdojnë sot, pasi të mërkurën nuk është shënuar asnjë progres.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, të mërkurën tha se në takim janë diskutuar, analizuar dhe argumentuar të gjitha çështjet në bazë të kërkesave të tyre mirëpo nuk kishin marrë ndonjë ofertë për zgjidhje të problemit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Afati i ndërmjetësimit në këto bisedime është dhjetë ditë për harmonizimin e qëndrimeve dhe në rast se për këto dhjetë ditë nuk ka një zgjidhje të kënaqshme për palët në ndërmjetësim, atëherë afati do të vazhdohet edhe për dhjetë ditë të tjera deri në një zgjidhje të problemit.

Ndryshe, Nedellkov u shpreh optimist që kërkesat e tyre Ministria e Arsimit dhe Shkencës ti aprovoj dhe të mos vjen situata përsëri në atë nivel të aktivizimit të grevës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haxhi 2022, BFI me njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

WhatsApp lançon reagimet me emoji, dyfishon madhësinë e grupeve

Të fundit nga