SASHK kërkon propozim të pranueshëm për pagat, Qeveria e hapur për dialog pa kushte

min lexim

Dita e dytë nga greva e përgjithshme në shkolla dhe kopshte kaloi pa mbledhje ndërmjet SASHK-ut dhe përfaqësuesve të Qeverisë. Sipas paralajmërimeve nga të dyja palët të hënën, këto ditë do të ketë takim që të arrihet zgjidhje për kërkesën e Sindikatës.

SASHK nuk heq dorë që pagat e të punësuarve në aktivitetet e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve të rriten menjëherë për 18,4 për qind në përputhje me rritjen e pagës minimale prej 18.000 denarë nga ky muaj dhe po ashtu të jetë bazë me të cilën do të shumëzohen koeficientët e kompleksitetit në punë.

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov dje njoftoi se nga Qeveria presin ftesë për takim pune në të cilën sërish do t’i nxjerrin argumentet e tyre për qëndrueshmëri të kërkesës së tyre. Shpreson se ministritë kompetente ose Qeveria do të dalin me propozim konkret për rritje të pagave që do të jetë e pranueshme për shumicën e anëtarëve të tij.

“Kjo do të sillte në një kohë sa më të shkurtër vendim për ndërprerjen e grevës dhe vazhdimin e rrjedhës normale të procesit edukativo-arsimor”, ka thënë Nedellkov në Fejsbuk”, i cili gjatë ditës së dytë të grevës ka bërë të ditur se nuk janë regjistruar probleme apo presione serioze mbi grevistët.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sërish, porositi se janë të hapur për dialog për arritjen e sistemit për rritje të pagave, i cili nuk do të kushtezohet dhe shkaktohet nga grevat dhe pakënaqësitë. Në profilin e tij në Fejsbuk kryetari i Qeverisë e inkurajon sindikatën, që ta vazhdojë dialogun dhe ta ndërmerr përgjegjësinë për zgjidhje të përhershme për rritje të pagave përmes modelit të konfirmuar për rritje të pagave”.

“Jemi të hapur për dialog për arritjen e sistemit për rritje të pagave, i cili nuk do të kushtezohet dhe shkaktohet nga grevat dhe pakënaqësitë. Në atë drejtim e inkurajoj sindikatën, që ta vazhdoj dialogun dhe ta ndërmerr përgjegjësinë për zgjidhje të përhershme për rritje të pagave përmes modelit të konfirmuar për rritje të pagave”, shënoi Kovaçevski.

Qeveria në një kumtesë i bëri thirrje sindikatës që të gjejnë së bashku një model rritjeje që, ashtu si me marrëveshjen e pagës minimale, do të lidhet me rritjen e pagës mesatare dhe rritjen e kostos së jetesës, duke theksuar se kërkesat duhet të jenë realiste dhe burojnë nga ndjenja që imponon momenti.

SASHK-u refuzoi mbështetjen për grevë të ofruar nga Sindikata Progresive e Arsimit (PRO) nëse pajtohet me kërkesën e tyre për rritje lineare të pagave në sektorin publik për së paku 2.800 denarë neto shumë që, sipas kësaj sindikate e cila është pjesë e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), është zgjidhja më e qëndrueshme. PRO pranë LSM-së kërkon që Ligji për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional të rregullojë rritjen e ardhshme të pagave në arsim në përqindje, në përputhje me rritjen e pagës minimale.

SASHK-u në reagim, në të cilën theksoi se “nuk është etike që një sindikatë të kushtëzojë një sindikatë tjetër që të ofrojë mbështetje në periudhën e grevës së përgjithshme”, është përgjigjur se është e papranueshme rritja e pagave për anëtarët e saj në mënyrë lineare. Ai pohon se vlerësimi i punës dhe rritja e pagave duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet kolektive, për të cilat ka marrë mbështetje nga Sindikata e Pavarur Akademike (NAkS).

Sindikata në një komunikatë tha se me rritjen e pagës minimale është e nevojshme rritja e pagave për të gjithë punonjësit, përfshirë punonjësit e arsimit të lartë dhe shkencës, në mënyrë që, siç theksoi ai, të mos barazohet kompensimi që marrin punonjësit të cilët kryejnë punë me kompleksitet të ndryshëm ose me nivel të ndryshëm arsimimi.

 

Story i mëparshëm

Refuzimi që Kievi i bëri Steinmeierit është i gabuar

Story i radhës

Zaev: Marrëveshja e Prespës ia vlente dhe prapë do të dëshmojë se ia vlen

Të fundit nga