sashk do ti padise drejtoret e cerdheve qe e penguan greven 62549236c15a4

SASHK do t’i padisë drejtorët e çerdheve që e penguan grevën

April 11, 2022
1 minut lexim
jakim nedelkov e1516284368499

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedelkov, në “Top Tema” tha se janë duke përgatitur kallëzime penale kundër disa drejtoresh të çerdheve që penguan grevën e anëtarëve të SASHK-ut, e cila filloi sot.

“Kemi paralajmëruar kallëzim penal ndaj kujtdo që tenton të pengojë organizimin dhe realizimin e grevës. Raste kaq të theksuara nuk kemi pasur në arsim dhe e kemi thënë publikisht. Por në çerdhe kishte. Tashmë është duke u përgatitur kallëzim penal për drejtoreshën e një çerdhe në Manastir. Me siguri do të ketë edhe kallëzime të tjera penale për drejtorët e çerdheve. Në konferencën e djeshme për media paralajmëruam se është shkelje e rëndë të pengohet organizimi dhe realizimi i grevës”, tha Nedelkov.

Kryetari i SASHK-ut shtoi se suksesi i grevës nuk matet me masën, por me rezultatet që do të sjellë.

“Ne nuk jemi sindikatë populiste, atë që bëjmë e bëjmë në interes të anëtarësimit dhe nga ky aspekt jemi të kënaqur”, tha Nedelkov.

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gjermania porosi direkte serbise e dini cka eshte kyce per ju mbeshtetja e politikes se be se dhe sanksionet 62548ef4589b5
Story i mëparshëm

Gjermania porosi direkte Serbisë: E dini çka është kyçe për ju – mbështetja e politikës së BE-së dhe sanksionet

shpallet non grata reagon edhe sasho mijallkov 6254981169914
Story i radhës

Shpallet non grata, reagon edhe Sasho Mijallkov

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë