Trajneri i Lazio-s, Maurizio Sarri, beson se Luciano Spalletti duhet të jetë trajneri i ri i kombëtares së Italisë.
Federata Italiane e Futbollit është në kërkim të një trajneri të ri pas dorëheqjes së papritur të Mancini-t të dielën.
Spalletti është i lirë pas largimit nga Napoli, skuadër me të cilën fitoi titullin sezonin e kaluar. Megjithatë, ai ka akoma një kontratë me klubin e De Laurentiis.
Sarri tha për Tg1: “Është e qartë se ai nuk ka eksperiencë me kombëtaret, por është po aq e qartë se ka eksperiencën e duhur për t’u përshtatur menjëherë”.
Megjithatë, ka një problem,. Napoli, në fakt, po këmbëngul që FIGC të paguajë 3.2 milionë euro për ta liruar Spalletti-n nga kontrata që ka me klubin, por drejtuesit e federatës nuk duan ta bëjnë.