Portierët janë kthyer në një çështje për klubin e Lacios. Strakosha dhe Reina përfundojnë kontratat e tyre në fund të këtij sezoni, prandaj Igli Tare po mendon për pasardhësin që do të zërë vendin e tyre mes shtyllave.
Por porta ndan idetë në kampin bardhekaltër.
Sipas “Il Messaggero“-s, drejtori sportiv shqiptar ka menduar si objektiv Serxho Riko, por Sarri ka tjetërkënd në mendjen e tij. Trajneri italian dëshiron të ketë në urdhërat e tij Kepa Arrizabalagën, të cilin e ka stërvitur te Çelsi.
Në të kundërt një tjetër alternativë e mirë për të është Vikario.