Sarazin: Maqedonia ka ngelur në vend derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, ka theksuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se Maqedonia e Veriut ka mbetur në vend derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

“Nuk ka asnjë afat ligjor për BE-në. Keni ngecur në vend derisa të ndryshoni Kushtetutën. Sa keq që tingëllon. Kjo është e qartë. Hapi tjetër do të ndodhë kur të votohen ndryshimet. Duhet ta bëjë vetë shteti. Në aspektin politik, duhet t’i caktoni vetes një afat deri në dhjetor. Jo sepse do t’ju urrejmë për këtë ose do të qeshim me ju, por sepse kohët po ndryshojnë dhe gjëra të mëdha po ndodhin në Evropë dhe kjo po nënvlerësohet në Maqedoninë e Veriut”, tha Sarazin.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Fitoret e Kombëtares Shqiptare/ Presidenti i FSHF: Nuk janë rastësi, frut i punës dhe përkushtimit

Story i radhës

Sarandë, digjen tre shtëpi/ Zjarri në fshatin Livinë, u rrezikuan edhe banesa të tjera

Të fundit nga