Sarandë/ Iu përmbys gomonia në mes të detit, shpëtohet qytetari që rrezikonte të mbytej

Policia i ka ardhur në ndihmë një qytetari në Sarandë, i cili kishte mbetur në mes të detit.

Ai ka kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse gomonia që drejtonte ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.

Menjëherë pas telefonatës, policia kufitare është nisur në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë marrë këtë shtetas në mjetin e tyre lundrues dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Drejtuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka falenderuar policinë për ndihmën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi shijojnë pushimet në Afrikë

Story i radhës

Vendoset kujdestari 24-orëshe për barnatoret në Prishtinë

Të fundit nga