saranda imeri akuza te forta ndaj bdi se per ju skane rendesi viktimat vetem pushteti 67e1c2462e835

Saranda Imeri, akuza të forta ndaj BDI-së: Për ju s’kanë rëndësi viktimat, vetëm pushteti!

March 24, 2025
1 minut lexim

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), tashmë në opozitë, duke i akuzuar për hipokrizi dhe keqpërdorim të pushtetit për dy dekada. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar qasjen e kësaj partie ndaj tragjedive dhe krizave të ndodhura gjatë qeverisjes së saj.

Sipas Imerit, BDI ka heshtur për incidentet e rënda kur ishte në pushtet, ndërsa tani përpiqet të paraqitet si mbrojtëse e drejtësisë dhe interesave kombëtare. “Derisa vriten ish-ushtarë të UÇK-së në incidente të inskenuara, por ju jeni në pushtet, s’ka problem – brohoritni ‘UÇK!’ nëpër tubime dhe populli harron! Derisa digjen njerëz nëpër spitale e transport publik, por ju jeni në funksione, s’prish punë – ju i kontrolloni gjykatat! Kur rrokullisen autobusët që qarkullojnë me defekte dhe vriten udhëtarë, por ju jeni nëpër kolltukë, s’ka gjë – pushteti i amortizon goditjet!”, shkruan deputetja.

Ajo vë në dukje se BDI, e cila ka qeverisur për 20 vjet, tani po e quan përndjekje politike arrestimin e të dyshuarve për zjarrin tragjik në një diskotekë, ndonëse vetë kishte mbyllur sytë ndaj shumë tragjedive gjatë pushtetit të saj. “Sjelljet tuaja dhe reagimet e ditëve të fundit shpjegojnë më së miri si e keni keqpërdorur pushtetin për 20 vite: për ju nuk kanë rëndësi as numri i viktimave, as natyra e incidenteve, as arsyet për tragjeditë, as dhembja e njerëzve, për sa kohë që ju jeni në pushtet dhe bëni qejfet tuaja. Dhe tani që ky realitet ka ndryshuar, jeni kujtuar të bëheni edhe patriotë, edhe humanistë, edhe juristë, edhe shqiptaromëdhenj. Turp”, përfundoi ajo.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjesti i drejtohet rozana radit ke bere intriga je manipulatore 67e1be13a8cb3
Story i mëparshëm

Gjesti i drejtohet Rozana Radit: Ke bërë intriga, je manipulatore

gjorgjievski te gjitha shkollat kopshtet institucionet publike qendrat kulturore dhe sallat sportive jane te sigurta 67e1c24765808
Story i radhës

Gjorgjievski: Të gjitha shkollat, kopshtet, institucionet publike, qendrat kulturore dhe sallat sportive janë të sigurta

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë