Blogerja Sarah Berisha fitoi simpatinë e publikut gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP dhe ishte ndër banoret më të dashura brenda.
Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, Sarah është mjaft e komentuar, kjo edhe për shkak të romancës me DJ PM me të cilin u lidh gjatë BB VIP.
Sarah së fundi ndau në Instagram një imazh nga ‘SunnyHill’ së bashku me Dj Pm, mirëpo vëmendjen mori përshkrimi i fotos.
“Shoku i zemrës”- shkroi ajo.
Përndryshe, DJ PM aktualisht është i angazhuar me koncerte, teksa Sarah ka nisur karrierë si moderatore në emisionin “Kosherja Show”.
Sarah Berisha dhe Dj Pm