Sarah Berisha, blogerja që nisi një histori dashurie me DJ PM brenda shtëpisë së Big Brother VIP po e shijon romancën edhe jashtë.
Ajo ka folur për takimin me nënën e DJ PM duke thënë se ishte më shumë si një takim me një grua që e ka ndjekur dhe e ka mbështetur nga jashtë, ndërsa duke qeshur u shpreh se e ka qejf që është në krah të Pajtimit.
Sarah: Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë. Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj.