Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka uruar sportistët pasi u vendos që në Prishtinë në vitin 2030 të organizohen Lojërat Mesdhetare.
Vendimi u mor të premten në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, në Heraklion të Greqisë.
Pjesë e punimeve të Asamblesë së ICMG-së ishte edhe Saraçini.
Ai është nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës.
“Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Kosova në përgjithësi, do të jenë nikoqirë të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.
Kjo u vendos në mbledhjen e Asamblesë së Lojërave Mesdhetare që po mbahet në Kretë, Greqi.
Urime Kosovë, Urime familja e sportit!”, ka shkruar Eugen Saraçini.