Atletja Sara Sussuri ka pas një vit shumë të mirë në mbretëreshën e sporteve dhe për çka edhe është shpallur sportistja e vitit në Komunën e Prizrenit.
Drejtuesit e klubit me trajnerin Bajram Duja janë të kënaqur me të arriturat e saja sidomos me epitetin e sportistes më të mirë.
“Dje është mbajtur ceremonia e shpalljes së laureatëve në lëminë e sportit në Komunën e Prizrenit. Sara Susuri atlete e Klubit të Atletikës “Prizreni” është shpallur sportistja më e mirë vitit 2022 në Komunën e Prizrenit.
Sukseset e Sara Susuri në vitin 2022:
I ka thyer dy rekorde të Kosovës në 100 dhe 200 metra.
Në Kosovë dhe rajon 19 gara të gjitha fitore, pa asnjë humbje.
Kampione e Kosovës në 200 dhe 400 m. për seniore.
Kampione e Kosovës në 100, 200 dhe 400 m. për U – 20.
Fituese e 5 medaljeve të arta në Kupën e Kosovës për seniore: 100, 200, 400, kërcim së gjati dhe stafeta 4×100 m.
Fituese e kampionatit mbarkombëtar në 200 m.
E pesta në kampionatin e shteteve të mesdheut në 200 m. për U – 23.
Pjesëmarrëse në 2 kampionate të Ballkanit për U – 20.
Anëtare e reprezentacionit të Kosovës për U – 20, U – 23 dhe seniore.
Atletja më e mirë e Kosovës për vitin 2022 për U – 20”, njofton Duja.