Sara Hoxha zbulon emrin e së bijës që solli në jetë, ky është kuptimi i veçantë

1 minut lexim

Sara Hoxha ka zbuluar emrin e vajzës që solli në jetë pak ditë më parë. Trashëgimtarja e Top Channel ka publikuar një fotografi, ku shfaqet një tortë me detaje rozë, sipër së cilës është shkruar emri Rüya Roe.

Rüya është fjalë turke dhe do të thotë ëndërr. “Rüya. Një ëndërr, një vizion.”, ka shkruar ajo.

Pak ditë më parë, Sara publikoi dhe fotografitë e para pas lindjes, një para lindjes, një tjetër me Ledionin në sallën e operacionit dhe një letër shumë prekëse nga e motra, Lori.

@Rüya është fëmija i tretë i dyshes së njohur pas djemve, të cilët i kanë quajtur London dhe Roman.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqiptarët e Zurich-ut pësuan debakël nga skuadra e njohur holandeze  

Story i radhës

Ballkani fiton me përmbysje në sekondat e fundit, Dardanët “përplasen” në një ndeshje me 7 gola (VIDEO)

Të fundit nga