Santos kërkon kujdes nga Maqedonia e Veriut

March 27, 2022
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut, të martën nga ora 20:45 do të luajë kundër Portugalisë në finalen e play-off-it, në kërkim të biletës për në Kampionatin Botëror në futboll. 

Në prag të duelit, selektori i Portugalisë, Fernando Santos, ka vetëm fjalë lëvduese për “verdhekuqtë”. 

Siç thotë strategu me përvojë, skuadra që mundi kampionin e Europës duhet të marrë respektin maksimal.

“Ne duhet të tregojmë të njëjtin respekt për Maqedoninë si për Italinë. Ju thashë para se të luanim, këto ndeshje nuk janë shaka. Ata janë si një finale dhe gjithçka mund të ndodhë.

Ju duhet ta përballoni atë me fokusin dhe përqendrimin që meriton.

Një skuadër që shkon në Itali dhe mund kampionët e Europës, a duhet të pyesësh nëse është e mirë?”, tha Santos.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kanada zotohet të ndihmojë vendet që të ndalojnë përdorimin e naftës

Story i radhës

Dy shpërthimet në Shkodër, Voltana Ademi: Të zbardhet menjëherë ngjarja

Të fundit nga

ShkoLartë