Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer dje një kontroll të përforcuar në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ku janë sanksionuar 346 drejtues mjetesh.
Prej tyre, 19 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 160 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 186 jashtë qytetit.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet nga MPB.