Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 275 kundërvajtje, prej të cilave 67 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 28 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 38 masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 17 sanksione për shoferët e motoçikletave.
Janë shqiptuar edhe 11 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 6 sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë jo të rregullt, 6 sanksione për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt teknike, 8 sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, 8 gjoba për kalim në semafor të kuqe.