Sanduloviq tallet me Vuçiqin: Nëse s’do të kontrabandoni marihuanë, do t’i kërkojë Kurtit t’iu lejojë vizitën në Kosovë

min lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë në Bruksel e bëri publike dëshirën për të vizituar Kosovën, teksa theksoi se pret leje nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi publikisht se Kosova do ta analizonte me seriozitet dhe sinqeritet kërkesën për leje nga ana e Vuçiqit, kurdo që ky i fundit e dërgon atë.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe Nikola Sanduloviq, ish-kandidati për president të Serbisë. Në fakt, Sanduloviq është tallur me presidentin serb, duke shkruar se do t’i kërkonte Kurtit të lejonte Vuçiqin për të vizituar Kosovën, nëse presidenti serb premton se nuk do të kontrabandonte bukë, mariuhanë dhe nuk do të vidhte rrymë elektrike.

“Vëmendje!

Aleksandar Vuçiq, nëse më premtoni se nuk do të kontrabandoni ushqime, armë, nuk do të kultivoni marihuanë, nuk do të prodhoni kriptovaluta dhe nuk do të vidhni energji elektrike, nuk do të organizoni përleshje mes serbëve dhe KFOR-it në Kosovë, unë do t’i kërkojë Albin Kurtit të të lë të shkosh në Kosovë! A është në rregull sheqer?” – shkroi Sanduloviq, i cili kohë më parë ishte takuar me Kurtin dhe kishte vizituar kompleksin memorial të Familjes Jashari në Prekaz.

Story i mëparshëm

SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës dhe ish-zyrtarët e tjerë të bashkisë

Story i radhës

Rita Ora duket me stil e veshur me kostum xhins teksa merr pjesë në Javën e Modës në Londër

Të fundit nga