sandro tonali qe nga mosha 17 vjec e perdor celularin 67e94d4669b5a

Sandro Tonali: Që nga mosha 17 vjeç e përdor celularin

March 30, 2025
1 minut lexim

Sandro Tonali ishte protagonist në fitoren e Newcastle në finalen e “Carabao Cup” kundër Liverpool-it, duke i dhuruar klubit të tij një trofe që mungonte prej 70 vitesh. Një triumf historik që ka ndezur tifozët dhe që për ish-mesfushorin e Milanit është vetëm hapi i parë drejt rikthimit të ekipit në elitën e futbollit europian:

“Finalja ishte fantastike. Ta fitonim këtë trofe pas 70 vitesh ishte diçka e pabesueshme, ndoshta shijohej për herë të parë nga shumë tifozë tanët që ishin në ‘Wembley’.

Ky sukses është i veçantë për të gjithë qytetin e Newcastle, sepse këtu çdo ndeshje përjetohet me pasion, çdo person e mbështet ekipin me dashuri, qoftë lojtarët, stafin apo çdo anëtar të klubit”.

Tani, fokusi është i kthyer tek sfida e ardhshme, kualifikimi në Ligën e Kampionëve: “Na pret një periudhë e vështirë, sepse çdo ndeshje është e komplikuar, por duhet ta sigurojmë me çdo kusht kualifikimin në Champions. Me pesë ekipe që mund të kualifikohen, kemi një mundësi më shumë, por mbetet mision aspak i lehtë. Kemi vetëm një rrugë, gjithsesi, të kualifikohemi”.

Tonali zbuloi gjithashtu një detaj interesant mbi raportin e tij me rrjetet sociale, duke treguar se i përdor në mënyrë të kufizuar: “I përdor vetëm për familjen time, për asgjë tjetër. I shoh ndoshta pas ndeshjes për të parë ‘highlight’-et, por jo për merkaton. Ka qenë kështu qysh kur isha 17 vjeç, nuk iu kam dhënë kurrë shumë rëndësi thashethemeve”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

e rende publikohen pamjet nga momenti i rrezimit te punetorit nga skelet ne veternik 67e949823775b
Story i mëparshëm

E rëndë: Publikohen pamjet nga momenti i rrëzimit të punëtorit nga skelet në Veternik

punonjesi bullgar i okb se i vrare ne gaza dergohet ne udhetimin e fundit ne vendlindje 67e9510610867
Story i radhës

Punonjësi bullgar i OKB-së i vrarë në Gaza dërgohet në udhëtimin e fundit në vendlindje

Të fundit nga

VLEN: Në tetor fitojmë gjithkund!

Në një njoftim për media VLEN ka shpallur qëndrimin e saj kundër politikave të kaluara, duke u zotuar për ndryshim dhe drejtësi. Për zgjedhjet lokale të tetorit, VLEN premton fitore në të
ShkoLartë