Alexis Sanchez mund të rikthehet sërish te Interi.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Interit, Beppe Marotta, i cili ka thënë se shkak mund të jetë Correa, i cili do më shumë hapësirë.
“Correa dëshiron më shumë hapësirë, dhe po, Sanchez dëshiron që të rikthehet”, u shpreh Marotta.
“Alexis na ka dërguar një mesazh të qartë për dëshirën e tij për t’iu ribashkuar Interit, është e vërtetë”.