Sanchez rezulton anemik

Lajme të këqija për Inter nga Kili aty ku Alexis Sanchez është i grumbulluar me kombëtaren.

Nga disa analiza të kryera së fundmi, sulmuesi që u rikthye te zikaltërit këtë verë, rezulton të jetë anemik.

Stafi mjekësor i klubit italian është vendosur menjëherë në dijeni të situatës teksa për Sanchez duhet një trajtim i veçantë në regjimin ushqimor. Kileni vuan në fushë pasi ndjen lodhje të papritur dhe e ka të pamundur të vrapojë me ritmin normal të një ndeshje të nivelit të lartë.

Megjithatë, te Inter nuk ka vend për alarm, me stafin mjekësor të bindur që falë një diete të veçantë mund të bëjnë që 34-vjeçari ta kalojë këtë moment të vështirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Italia do t’i japë Afrikës 3 miliardë euro për ndryshimet klimatike

Story i radhës

Ndeshja me Zvicrën: Haradinaj: Djemtë tanë kanë potencial për të na bërë krenarë

Të fundit nga