Sanches: Tifozët super, jap gjithçka për fanellën

August 16, 2023
1 minut lexim

Pas argjentinasit Leandro Paredes, klubi i Romës ka bërë zyrtar me anë të një njoftimi në rrjetet sociale një tjetër transferim, atë të Renato Sanches. I cili vjen në huazim nga francezët e PSG-së.

“Roma njofton transferimin e mesfushorit Renato Sanches, i cili vjen në huazim nga PSG.  Lojtari i datëlindjes 1997, i cili u shpall kampion Europe me Portugalinë, duke u bërë lojtari më i ri që fiton Europianin, vjen në klubin verdhekuq. Pas eksperiencave me: Benfican, Bayernin, Swansean, Lille dhe PSG.

Ai ka zhvilluar 32 paraqitje me Portugalinë dhe ka shënuar 3 gola. Mesfushori do të mbajë veshur fanellën me numrin 20. Mirë se vjen, Renato”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kryeqytetas.

Për aventurën e re në kryeqytetin italian foli edhe 26-vjeçari luzitan. I cili nuk e fshehu entuziazmin për transferimin tek ekipi i Jose Mourinhos.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në këtë klub të madh, projekti i klubit ishte ai që më bindi të vija këtu. Transferimi te Roma ishte zgjidhja e duhur për mua. Për çdo lojtar është shumë e rëndësishme mbështetja nga tifozët.

Sidomos në ditët e para. Dhe mua më kanë pritur shumë mirë. Tashmë nuk më ngelet më gjë tjetër, përveç se të jap gjithçka për fanellën”, theksoi Renato Sanches, i cili në të kaluarën ka qenë pranë firmës më Milanin.

Ndërsa drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto u shpreh se ardhja e Sanches ishte arritja e një objektivi të cilin e vëzhgonin prej kohësh:

“Kishim kohë që interesoheshim për Sanches. Jemi të lumtur që arritëm ta merrnim, mendoj se aftësitë e tij janë në lartësinë e pritshmërive të klubit”, u shpreh drejtuesi i klubit të Serie A.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Afrikën e Jugut zbulohet rasti i parë i variantit Eris të COVID-19

Story i radhës

“Data kritike është 15 shtatori”, media greke për çështjen Beleri: Kurthi i ngritur nga Rama me 400 euro

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë