Samsung zgjeron disponueshmërinë e aplikacionit Wallet

min lexim

Aplikacioni i unifikuar Wallet i Samsung së shpejti do të jetë i disponueshëm për më shumë përdorues. Kompania tha se do të lançojë Wallet në 13 vende të botës deri në fund të 2022.

Shumica janë në Evropë, Skandinavi dhe Azinë Perëndimore përfshirë Danimarkën, Finlandën, Kazakistanin, Norvegjinë, Suedinë dhe Zvicrën.

Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm edhe në disa vende të Lindjes së Mesme si Bahrain, Kuvajt, Oman, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe krahas Afrikës së Jugut dhe Vietnamit.

Wallet fillimisht debutoi në vetëm 6 vende të botës si SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja. Ndërsa ekspansioni lë një pjesë të madhe të përdoruesve në mbarë botën jashtë, Samsung ka premtuar gradualisht ta zgjerojë disponueshmërinë.

Wallet është një shkrirje e aplikacioneve Samsung Pay dhe Pass. Përmes tij mund të bëni pagesa me karta bankare, por gjithashtu të ruani kartat e identitetit, biletat e avionit dhe çelësat dixhitalë të makinave.

Krahas masave ekzistuese të sigurisë, aplikacioni ruan të dhënat më të ndjeshme në kushte izolimi për të parandaluar hakimet. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Futbollisti suedez merr vendimin për të ardhmen

Story i radhës

(VIDEO) Analizë: Janë dyfishuar dhe trefishuar çmimet e ngrohjes, ja dallimet

Të fundit nga