samsung rifillon perditesimet e one ui 7 per flagshipet e 2024 68094e00aa153

Samsung rifillon përditësimet e One UI 7 për flagshipët e 2024

April 23, 2025
1 minut lexim

Samsung edhe njëherë tjetër ka filluar të lançojë përditësimin One UI 7 për smartfonët flagshipë të vitit të kaluar ku përdoruesit në mbarë botën janë duke raportuar disponueshmërinë e tij.

Përditësimi Android 15 ka filluar të lançohet në fillim të këtij muaji vetëm për tu ndërprerë për një javë pasi Samsung nxitoi të adresonte një problem kritik.

Android Authority raporton se seritë Galaxy S24, Z Fold 6 dhe Z Flip 6 kanë filluar të marrin versionin më të fundit të sistemit operativ mobil të Samsung. Duke përdorur aplikacionin CheckFirm, mund të verifikojmë se përditësimi ka filluar të shpërndahet në masë.

One UI 7 filloi të lançohet me 7 Prill ndërsa Samsung u detyrua ta ndërpriste pas disa ankesave nga përdoruesit që kanë përditësuar në Korenë e Jugut të cilët nuk mund të qaseshin në telefonët e tyre.

Samsung asnjëherë nuk e konfirmoi zryrtarisht problemin por tha se axhenda e përditësimeve të One UI 7 do të ndryshohej për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit.

Lançimi i Android 15 nga Samsung mori më shumë kohë sesa ishte menduar në fillim. Puna në zhvillimin e One UI 7 nisi në Shtator të 2024 ndërsa seritë Galaxy S25 dhe Galaxy A erdhën me të nga kutia.

Pajisjet e radhës që do të marrin përditësimin janë seritë S23, S24 FE, S23 FE, Fold 5, Flip 5 dhe Tab S10 dhe Tab S9. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

familja e freddie mercury ne mosmarreveshje me ish in e tij per shitjen e sendeve te artistit ne vlere 3 5 milione euro 68094b2ab87c9
Story i mëparshëm

Familja e Freddie Mercury në mosmarrëveshje me ish-in e tij për shitjen e sendeve të artistit në vlerë 3.5 milionë euro

jakimovski vendimi i gjykates eshte skandaloz do te ankohem ne apel 68094f2ade56e
Story i radhës

Jakimovski: Vendimi i gjykatës është skandaloz, do të ankohem në Apel

Të fundit nga

Horoskopi i datës 1 maj 2025

Dashi Marsi bujar do ju nxjerrë në dritë gjatë kësaj dite. Do merrni edhe po aq sa do jepni. Ju të dashuruarit do parapëlqeni më shumë një jetë të qetë sesa emocione

Lajm i hidhur për Barcelonën

Barcelona ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampioneve, pasi ka mësuar se me shumë mundësi do të përballojë fundin e sezonit pa një preje elementëve
ShkoLartë