Javën e kaluar Samsung tha se do të prezantonte çipin e parë në botë me procesin 3-nanometër më 25 Korrik.
Sot gjiganti Korean mbajti një ceremoni për dërgesat e para të çipeve 3-nanometër tek konsumatorët.
Evenimenti u ndoq nga mëse 100 persona përfshirë Ministrin e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë. Samsung shprehu ambiciet për tu bërë lider në botë i teknologjive inovative.
Zëvendës presidenti i Samsung Foundry tha se pengesat teknologjike për zhvillimin e çipeve 3-nanometër u kapërcyen me bashkëpunim përtej kompanisë.
Çipet 3-nanometër të Samsung përdorin teknologjinë GAA për efikasitet të lartë dhe performancë më të shpejtë sesa teknologjia ekzistuese FinFET. Kjo teknologji do të përdoret për prodhimin e çipeve kompjuterike të performancës së lartë për serverët dhe qendrat e të dhënave
Por gjithashtu edhe tek smartfonët, tabletët, laptopët, dhe kompjuterët e rangut të lartë fillimisht.
Kompania tha se zhvillimi i teknologjisë GAA (Gate All Around) kishte nisur në 2000 dhe për herë të parë është aplikuar në çipet 3-nanometër në 2017-ën. Pas vitesh eksperimentime, kompania filloi prodhimin e çipeve të reja.
TSMC, rivali kryesor i Samsung pritet të sjellë çipet 3-nanometër në tre mujorin e katërt të 2022. Të dy firmat do të luftojnë për të marrë porosi nga klientë si AMD, Apple, MediaTek, Nvidia dhe Qualcom. /PCWorld Albanian