samsung prezanton se shpejti zyrtarisht galaxy s25 681cd4f12ceb6

​Samsung prezanton së shpejti zyrtarisht Galaxy S25

May 8, 2025
1 minut lexim

Samsung ka vazhduar të ngacmojë fansat me detaje të pakta për Galaxy S25 Edge, që nga prezantimi i tij fillestar në janar në eventin “Unpacked”, raporton ZDNET.

Një version shumë më i hollë se modelet e mëparshme, S25 Edge do të prezantohet zyrtarisht më 12 maj në një event virtual.

Pajisja e re do të ketë një dizajn ultra të hollë, por Samsung thotë se nuk do të sakrifikojë performancën apo inovacionin. Telefoni do të jetë i lehtë dhe portativ, edhe pse ekzistojnë shqetësime për jetëgjatësinë e baterisë për shkak të madhësisë më të vogël fizike.

Megjithëse ka vetëm dy kamera, Galaxy S25 Edge fokusohet shumë në fotografi.

Samsung ka konfirmuar se njëra prej tyre do të jetë një lente 200MP, duke ruajtur përvojën e avancuar fotografike të serisë Galaxy.

Lloji i kamerës së dytë mbetet ende i paqartë – mund të jetë telefoto, ultrawide apo thjesht një sensor makro.

Në krahasim me iPhone 17 Air që pritet të ketë një bateri më të vogël, Samsung synon të ofrojë një balancë më të mirë mes hollësisë dhe funksionalitetit.

Kjo pajisje pritet të jetë kryefjala e këtij eventi të shkurtër, ndërsa produktet e tjera të Samsung pritet të prezantohen në verë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

legjenda keshillon drejtuesit milanit i duhet alegri 681cd40138e7e
Story i mëparshëm

Legjenda këshillon drejtuesit: Milanit i duhet Alegri

kallas kritikon ashper vuciqin per viziten ne moske 681cd78644325
Story i radhës

Kallas kritikon ashpër Vuçiqin për vizitën në Moskë

Të fundit nga

Pedro Pascal befason Ana De Armas

Mbrëmja e premierës së shumëpritur të filmit Ballerina në Mbretërinë e Bashkuar u kthye në një moment të paharrueshëm për fansat dhe aktoren kryesore, Ana De Armas, kur aktori i njohur Pedro
ShkoLartë