Në fillim të këtij viti, monitori i parë gaming me një panel Samsung QD-OLED mbërriti. Quhej Alienware AW3423DW dhe përtej bukurisë, ishte një panel me ndriçim të lartë.
Kur Samsung tregoi QD-OLED në CES 2022, premtoi se panel të reja do të ishin të disponueshme në më shumë se një monitor dhe kompania sot po mban premtimin se prezantimin e Odyssey OLED G8.
Është shumë i ngjashëm me AW3423DW, të paktën në letër. Ka ekran 34-inç QD-OLED me raport 21:9 dhe kurbë prej 1800R. Rezolucioni prej 3440×1440 piksel i ekranit që mbulon 99.3% të pjesës ballore të monitorit ka një gamë ngjyrash DCI-P3, 175Hz frekuencë dhe shpejtësi përgjigjeje prej 0.1ms.
Korniza dhe këmba mbajtëse janë prej metali, diçka që nuk e shikojmë shpesh në monitorët gaming. Samsung vendosi të përfshijë portat HDMI 2.1 dhe DisplayPort 1.4 për konektivitet por në versionet Micro dhe Mini të tyre.
G85SB do të dalë në shitje përpara fundit të vitit dhe të shiten për 1,300 dollarë. /PCWorld Albanian