Samsung përsëri poston të ardhura dhe fitime rekord

1 minut lexim

Për tremujorin e dytë me radhë Samsung raportoi të ardhura të konsoliduara prej 59.4 miliardë dollarë, një nivel rekord për tre mujorin që u mbyll më 30 Qershor.

Fitimi i Samsung arriti në 10.8 miliardë dollarë, 12% më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë. Si herën e fundit divizioni i çipeve kontribuoi në shifrat rekord.

Ky divizion gjeneroi 21.9 miliardë dollarë të ardhura dhe 7.7 miliardë dollarë fitim kryesisht nga kërkesa për çipe serverësh.

Megjithatë kërkesa për çipe për produktet konsumatorë si telefonët mobile dhe kompjuterët ishte shumë e dobët. Madje Samsung tha se shitjet e DRAM dhe NAND ishin poshtë pritshmërive.

Nisur nga kjo biznesi i eksperiencave mobile të Samsung u prek për shkak edhe të situatës gjeopolitike dhe inflacionit. Kostot e komponentëve dhe logjistikës janë rritur.

Gjiganti i teknologjisë nuk pret që shitjet e smartfonëve të shpërthejnë tre mujorin e ardhshëm dhe me shumë gjasa do të qëndrojnë kështu siç janë. Muajin e ardhshëm kompania prezanton telefonët e rinj me ekrane me palosje. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Medina Bunjaku: Diaspora jonë jane më shumë se mërgimtarë, janë ambasadorë dhe ndërtues së komunës, shtetit tonë!

Story i radhës

Kounde lojtar i Barcelonës

Të fundit nga